Ish-ministri Bajram Hasani dhe ish-kryetari i Malishevës Ragip Begaj dënohen me nga dy vite e gjysmë burgim

Begaj është shpallur fajtor për veprën penale – keqpërdorim i pozitës zyrtare.

Po ashtu, Gjykata ka shpallur fajtor edhe ish-ministrin Bajram Hasanin dhe e ka dënuar me dy vite e gjysmë burgim.

Me nga dy vite burg janë dënuar Bashkim Krasniqi dhe Malë Krasniqi, të akuzuar gjithashtu për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ndërsa, Hajdin Berisha, Faton Thaçi, Nazmi Kafexholli dhe Ahmet Rrahmanaj janë liruar nga akuzat.

Këta të pandehur akuzoheshin lidhur me pretendimet e Prokurorisë rreth planeve për ndërtimin e Zonës Ekonomike të Malishevës.

Ndërsa sipas gjyqtarit, Malë Krasniqi nuk është provuar me asnjë provë të vetme se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet në pikën 3 të aktakuzës./Sinjali

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.