Ish-ministri Ferid Agani e mund koronavirusin
Ish-ministri Ferid Agani, pas një beteje trejavore, ia ka dalë ta mund koronavirusin, shkruan Mediafokus.info
Agani e ka quajtur COVID-19 ‘sprovë serioze shëndetësore’.
“Të dashur familjarë, miq, dhe dashamirë,
Pas tri javësh përballje me virusin Covid 19, me lehtësim ju informojë se arritëm që së bashku me bashkëshorten, nipin e dhëndrrin ta tejkalojmë këtë sprovë serioze shëndetësore.
Më lejoni që me këtë rast të falenderojë çdonjërin prej jush për urimet dhe lutjet të cilat më kanë shoqëruar gjatë tërë kohës së trajtimit. Zoti i Madhërishëm ju shpërbleftë dhe nderoftë për këtë kujdes fisnik e unë ua kthefsha për të mirë.
Ju përshëndes me falenderimet më të përzemërta dhe urimet për shëndet të plotë e mirëqenie në familjet tuaja.
Me shumë respekt,
Ferid Agani”