Ish-negociatorja: Me këtë Qeveri, Kosova do te mbetet para dyerve te Këshillit te Evropës
Ish-kryenegociatorja e dialogut, Edita Tahiri, thotë se “me Qeverinë Kurti Kosova do të mbetet para dyerve të Këshillit të Evropës, për anëtarësim në të cilën votat i kemi që nga koha e qeverisjes sonë”.
Këto komente, Tahiri i bëri pas deklaratave të ambasadorit gjerman Joern Rohde ku kritikoi Kosovën për mosrespektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit.
Këtë vit bëhen dy vjet që kur Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Europës.
Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës.

