Ish-oficeri dënohet me 22 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e George Floyd
Derek Chauvin, ish-oficer policie, që vrau George Floyd në një rrugë të Minneapolis vitin e kaluar, u dënua të premten me 22 vjet e 6 muaj burgim.
Chauvin foli shkurtimisht para dënimit të tij, duke ofruar “ngushëllimet e tij për familjen e Floyd”, shkruan CNN, përcjell Mediafokus.info.
Derek Chauvin, 45 vjeç, u shpall fajtor në prill, ndërsa vendimi ndaj tij u dha sot.
Dënimi që gjykata shqiptoi ndaj Chauvin mendohet të jetë një nga dënimet më të gjata që një ish-oficer policie ka marrë ndonjëherë për përdorim të paligjshëm të forcës vdekjeprurëse.
Kujtojmë se rasti i George Floyd kishte shkaktuar protesta dhe reagime të mëdha në mbarë botën për shkak të mënyrës se si ai ishte trajtuar nga policia.
Në disa video të shpërndara në internet, shihej ish-oficeri duke mbajtur gjurin e tij në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta, çka kishte shkaktuar edhe vdekjen e këtij të fundit./Mediafokus.info/

