Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale ndalohet nga autoritetet serbe në Horgosh, Koci kërkon reagim urgjent
Serbia po vazhdon me ndalimin dhe arrestimin e qytetarëve të Kosovës.
Së fundmi Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, është ndaluar më 7 qershor në pikën kufitare Horgosh nga autoritetet serbe. Pas ndalimit në Horgosh ai është dërguar në qendrën e ndalimit në Kanjizë.
Koci tutje kujtoi se pak ditë më parë një ish-polic serb, Aleksandar Vlajiq, ka pranuar fajësinë për punë në shërbimin sekret serb (BIA) dhe është dënuar për spiunazh.
Avokati paralajmëroi se ndalimi i Spahiut është një përpjekje për të frikësuar dhe ndëshkuar ish-anëtarët e strukturave të sigurisë së Kosovës, duke dërguar një mesazh të qartë se kalimi nëpër Serbi mbetet i rrezikshëm.
“Ky është një sinjal i qartë për të gjithë qytetarët e Kosovës: kalimi nëpër Serbi nuk është pa rreziqe. E dini që pak ditë më parë, është ndaluar edhe një ish-deputet. Pas disa orë marrjesh në pyetje, është liruar”, shkroi Koci.
Ai kërkoi nga Ministria e Punëve të Jashtme, Zyra Ndërlidhëse në Beograd dhe institucionet relevante që të reagojnë urgjentisht, duke paralajmëruar se heshtja mund të nxisë ndalime të tjera të padrejta.

