Ish-presidenti i Perusë del pozitiv me COVID-19 pasi u vaksinua

Ish presidenti i Perusë, Martín Vizcarra, ka dalë pozitiv për COVID-19 pas rreth gjashtë muaj pasi ai tha se ishte vaksinuar.

Në një postim në Twitter, Vizcarra tha se ai dhe gruaja e tij ishin testuar pozitivisht për virusin dhe se kanë simptoma, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Vizcarra tha se ai dhe bashkëshortja kishin marrë vaksinën Sinopharm, tetorin e kaluar pasi ishin vullnetarë.

Vetëm 2.5% e njerëzve në Peru kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës antiCOVID deri më tani.