Ish-ushtari i UÇK-së humb betejën me COVID-19

Dega e OVL të UÇK-së në Pejë ka bërë të ditur se ish-ushtari Bajrush Berisha ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me COVID-19.

Dega ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të ulur rrezikun që të preken nga virusi.

“Sapo morëm lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë bashkëluftëtari jonë Bajrush Berisha nga fshati Kosuriq, pas një beteje të gjatë me Covid19”, thuhet në njoftim.

“Të dashur bashkëluftëtarë, të dashur qytetarë. Ju lutemi që të vaksinoheni. Nga virusi po vdesin të dashurit tonë. Nga vaksina nuk po vdes askush”, thuhet tutje.