Ish-zëvendësja e AKI-së që e shkarkoi Kurti ‘fshihej’ prapa tij në stadium
Janë bërë virale disa fotografi ku shihen Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, duke përcjellur ndeshjen e mbrëmshme Shqipëri-Çeki, në stadiumin “Air Albania”.
Dy kryeministrat nuk ishin afër njëri-tjetrit, madje ndodheshin në kate të ndryshme.
Kurti e ka përcjellur këtë ndeshje bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe Lulzim Jasharin, në një kat më lartë në stadiumin AIR Albania, përderisa Rama ndodhej një kat më poshtë se ata.
Në një fotografi që e ka publikuar Sveçla e që është shpërndarë në rrjete sociale, shihet edhe drejtoresha e Shërbimit Informativ Shqiptar, Vlora Hyseni, e cila qëndron në këmbë me një person tjetër në këmbë mbrapa tyre.
Hyseni ishte emëruar në pozitën e drejtores së SHISH nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, para disa muajsh. Para se të emërohej në këtë post, Vlora Hyseni ishte zëvendës drejtoreshë e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

