Ish-zëvendësministri i Brendshëm, Izmi Zeka kritikon qeverinë për letërnjoftimet e qytetarëve

Qytetarët e Kosovës duhet të presin 3 deri në 6 muaj për të marr një letërnjoftim, thotë Izmi Zeka ish-zëvendësministër i Brendshëm. 

‘Nuk kemi material për letërnjoftim. Sikur kjo po të ndodhte në vendet e zhvilluara demokratike, sigurisht se ministri do të jepte dorëheqje”, ka shkruar Zeka.

Postimi i plotë:

Çfarë jeni duke bërë ju Qeveria e Kosovës respektivisht MPB-ja. Si është e mundur të mbeteni pa material për letërnjoftime. Qytetarët bredhin poshtë e lart dhe ju me aq lehtësi u thoni të presin 3 deri në 6 muaj.
Kjo është skandaloze. Mërgimtarët i kanë ditët e numëruar për pushim dhe kur u duhet të nxjerrin letërnjoftimet ata mbesin të habitur me përgjigjen tuaj. Nuk kemi material për letërnjoftim.
Kjo po të ndodhte në vendet e zhvilluara demokratike sigurisht Ministri do të jepte dorëheqje.