Ishte duke e pastruar veturën kur një predhë i ra në makinë

Një person në Shushicë ka njoftuar policinë se një predhë i kishte rënë në veturë, derisa ishte duke e pastruar atë në oborrin e shtëpisë së vet. Paraprakisht ankuesi e kishte dëgjuar krismën e armës.

Fsh. Shushicë, Istog, 23.07.221 – 20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte duke pastruar veturën në oborrin e tij, ka dëgjuar një krismë arme ku predha ka goditur veturën. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe konfirmojnë se nuk ka të lënduar. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)