Ishte duke punuar tokën, humb jetën nga traktori 20 vjeçari

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e djeshme në Peqin, ku ka humbur jetën një 20-vjeçar.

I riu ka qenë duke punuar tokën me traktor kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përmbysur.

Për pasojë, 20 vjeçari ka marrë dëmtime të shumta dhe ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çengelaj.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Çengelaj, Peqin, shtetasi D. H., 20 vjeç, banues në Peqin, duke punuar tokën, me mjet zetor, ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur. Për pasojë, 20-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.