Ishte goditur nga një veturë para 5 ditësh, vdes burri që po trajtohej në QKUK

Ka vdekur një burrë që ishte goditur nga vetura në Gjakovë.

Sipas policisë, ai po trajtohej në QKUK që 5 ditë.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA TRUPORE-FATALITET- Rr. Hysni Dobruna, Gjakovë / 12.06.2024-18:20. Viktima mashkull kosovar i cili ishte goditur nga një veturë në lëvizje drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor i cili duke mos u përballuar lëndimeve të marra, me 16.06.2024 ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pjete është dërguar në IML për obduksion.” – thuhet në raportin 24 orësh.