Ishte pranverë…

Izmi Zeka

Ishte pranverë

Ku dhimbja nuk ndalej

E Maji përcëllonte

Bashkë me burgun që i ngjante vdekjes.

Krismat dhe taket

Në korridoret dhe qelitë

Të kujtonin Aushvicin

Për shqiptarët s’ka liri

Ka pranga e në rrugë sharraxhi

Aty brenda djalëria

Ëndërronte liri

Edhe pse vdekja sillej përreth

Luftë e padëgjuar bëhej

Lapsi dhe fletorja

Krimin që kishin bërë.

Atë natë të 3 majit

Qanë edhe zogjtë e malit

Brenda katër mureve

I lidhur, i rrahur për vdekje

Ra Zijahu ai djali që për jetë kishte lirinë.

Ia nxorën sytë Homerit

Edhe Neridën e helmuan

Brenda katër mureve

Heshtja mori dhenë.

Nuk vritet kapedani

As zinxhirët në këmbë s’e ndalin

Pena shpërtheu

E drini plak u trazua

Bëri bashkë

Dridhi edhe malin.

Pranvera me lule

Nuk qeli si dikur

Po i kthehet Gjilanit

Tani i veshur me flamur.