“Ishte tronditëse”, rrëfimi i dëshmitarit shqiptar për tragjedinë me autobus në Zvicër

Kur një autobus shpërtheu në flakë në Kerzers, kantoni Fribourg, rreth orës 18:25 të mbrëmjes së të martës, banorët dhe kalimtarët u përballën me një skenë të tmerrshme.

Gjashtë persona humbën jetën, ndërsa të paktën pesë të tjerë u plagosën.

Pronari i garazhit, Astrit B. (40), i cili ka punishten pranë vendit të zjarrit, përshkroi minutat dramatike në të cilat gjithçka ndodhi për Blick, transmeton Klankosova.tv.

Fatmirësisht, oficerët e policisë ishin në shtëpinë e tij sepse ajo ishte plaçkitur.