Ishte vonë për ta dërguar në spital, mjeku i Urgjencës asiston lindjen e një bebeje në kushte shtëpie
Ekipi i Urgjencës së Elbasanit ka asistuar në lindjen e një bebe në kushte shtëpie.
Lajmin e ka bërë me dije shefi i Urgjencës në Elbasan, Ergys Mici.
Ai shkruan se kur shkuan në banesë konstatuan se procesi i lindjes kishte nisur dhe se nuk kishte më kohë për ta dërguar gruan në spital.
Në këto kushte mjekët e urgjencës kanë asistuar në lindje duke u kujdesur si për shëndetin e nënës dhe të fëmijës.
Falë ndihmës së mjekëve dhe infermierëve nëna dhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë.
“Sot ekipi i thirrjeve 127 ka asistuar ne shtepi nje lindje e cila s’kishte me kohe per transport sepse procesi i lindjes kishte filluar.
Bravo Edmond Kasa, Bledar Ballkoçi qe ndihmuat ne kohe një proçes i cili ka rëndësi për jetën e fëmijës dhe nënës dhe suksesi duket në fytyrën e Amarilda Hoxhës që mban fëmijën në krahë e qeshur.
Urgjenca e Elbasanit është në gadishmëri përherë për të shpëtuar jetë” thuhet në postimin e Micit.



 
 
						 
						