Ismajli e publikon kartelën e shpenzimeve të kaburanteve si nënkryetar i Komunës

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli i është përgjigjur menjëherë një kërkese të opozitarit Isa Agushi, për t`i bërë publike shpenzimet dhe e ka publikuar në kartelën facebook, që është rrjeti më i madh i komunikimit mbarëbotëror.

Ky është postimi që Ismajli e ka shoqëruar faturëne shpenzimeve:

Pasi këshilltari komunal Isa Agushi sot doli publikisht me kërkesë që të njoftohet mbi shpenzimet e veturës zyrtare të nënkryetarit të Komunës në karburante si dhe kërkohet të dihen shpenzimet në mëditje jashtë shtetit, bileta aeroplani dhe shpenzime të hotelit për vitin 2019.

Si pasqyrë për këtë po ua bashkangjes raportin e shpenzimeve të derivateve njëveçare, ku brenda një viti janë shpenzuar gjithsej 1.271 litra naftë, e që për një ditë i bie të jetë një mesatare prej 3.48 litra.

Gjithashtu, ju njoftoj se nënkryetari i Komunës nuk posedon veturë personale zyrtare, telefon zyrtar, meditje e as pagesa tjera.

Kjo vetura është mjet i përbashkët i kabinetit dhe shfrytëzohet edhe nga anëtarët tjerë, për nevoja të Komunës si dhe shumëherë nga OJQ-të e ndryshme për aktivitete të tyre!