Ismajli falënderon diasporën për ndihmën që po jep për Malishevën

Sikurse, Zhegra, Dobërqani, Pogragja, Përlepnica, Llashtica e shumë fshatra tjera, edhe fshati Malishevë veçohet për vetorganizim, vullnetarizëm e humanizëm.

Rol të veçantë në ndihmën e këtyre banorëve po luan “Shoqata Malisheva e Gjilanit”, bashkë me donatorë të shumtë, të cilët po investojnë në përmirësimin e kushteve të bashkëfshatarëve dhe të puntorëve që janë duke u angazhuar e punuar në këtë fshat.

Së fundmi, këta bashkëatdhetarë, kanë paisur me kamionetë, punëtorët për mirëmbajtjen e hapësirave publike.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka falënderuar diasporën tonë që po ndihmon fshatrat e vendlindjes.

Ky është postimi i Ismajlit:

Në emrin tim dhe në emër të komunës, e falënderoj kryetarin e kësaj shoqate z. Astrit Shabani, dhe të gjithë donatorët, për organizimin e nevojshëm që po e bëjnë, në favor të banorëve të fshatit të tyre, duke konsideruar, se diaspora përgjithmonë ka luajtur rol të veçantë në ngritjen e kapaciteteve tona për mobilizim e zhvillim.

Gjithashtu, e falënderojmë edhe kryetarin e Këshillit z. Latif Maliqi, ku së bashku me kryesinë, po luajnë rol të veçantë në ngritjen e kapaciteteve për zhvillim të këtij fshati./mediafokus.info