Ismajli fton bashkatdhetarët për mbështetje në garën e balotazhit për kryetar Komune në Gjilan
Arbër Ismajli, kandidat për kryetar Komune në Gjilan, ka ftuar bashkatdhetarët për mbështetje në garën e balotazhit, më 9 nëntor.Të dashur bashkatdhetarë,
Ju që çdo herë keni qenë zemra e Gjilanit, kudo që jetoni e punoni, po ju drejtohem me mirënjohje e besim të plotë.
Falë jush, Gjilani gjithmonë ka fituar!
Edhe këtë herë, më 9 nëntor, kemi një mundësi të madhe që ta kthejmë drejtimin e qytetit tonë dhe ta hapim kapitullin e Gjilanit të ri, qytetit të zhvillimit, të dinjitetit dhe të bashkimit.
Ju njoftoj se të gjithë ju që jeni regjistruar për votim me postë para fushatës zgjedhore të vitit 2025, do të keni mundësinë të votoni sërish në këtë proces të balotazhit nga data 27 Tetor deri me datë 08 Nëntor.
Prandaj, ju bëj thirrje që të mobilizoheni masivisht, si gjithmonë, dhe ta dërgoni votën tuaj për Gjilanin, për qytetin tuaj, për qytetin tonë të përbashkët!
Faleminderit nga zemra për përkushtimin, përkrahjen dhe dashninë e pakushtëzuar që tregoni ndaj vendlindjes.
Së bashku, po e sjellim ndryshimin që Gjilani e meriton!

