Ismajli: Isuf Konjufca ishte pjesë e atyre burrave të guximshëm që i dhanë drejtim fatit të Kosovës në ditët më të rëndësishme të saj
Arbër Ismajli, kandidat për kryetar Komune në Gjilan ka ngushëlluar familjen Konjufca me rastin e ndarjes nga jeta të Isuf Konjufca, ish deputet i Kuvendit të Kosovës në vitet ’90-ta.
Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të Isuf Konjufcës – një njeri i urtë, i ndershëm dhe me vlera të larta njerëzore, që gëzonte respektin e të gjithëve që e njihnin.
Ai ishte ndër delegatët e Pavarësisë së 2 Korrikut, pjesë e atyre burrave të guximshëm që i dhanë drejtim fatit të Kosovës në ditët më të rëndësishme të saj.
Në këto momente të rënda, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Konjufca, miqve dhe të afërmve.
Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë ndër ne.
U prehtë në paqe shpirti i tij!

