Ismajli: Konfirmohet vullneti i gjilanasve për vazhdimin e qeverisjes së LDK’së
I deleguari i Degës së LDK’së në Gjilan për takimet me nëndegët e kësaj partie, Arbër Ismajli, ka qëndruar të hënën në Kmetoc, Përlepnicë e Livoq i Epërm.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ismajli ka thënë se u konfirmua edhe njëherë vullneti i qytetarëve për vazhdimin e qeverisjes së LDK’së.
Postimi i plotë i Arbër Ismajlit:
Të dashur qytetarë,
Nga takimet e sotme me nëndegën e Kmetocit, nëndegën e Përlepnicës, dhe nëndegën e Livoçit të Epërm, u diskutua për përgatitjet e brendshme për procesin e 17 Tetorit, dhe konsolidimin e brendshëm të skuadrës për një kandidat të ardhshëm për kryetar dhe kandidatët më të mirë përfaqësues të tyre për Asamble Komunale.
Edhe njëherë, njëzëri u konfirmua vullneti i plotë i këtyre bashkëqytetarëve për vazhdimin e qeverisjes së LDK-së. Kjo qeverisje, do të vazhdojë t’i garantojë atyre politika të mirëfillta lokale, të cilat janë në interesin e përgjithshëm qytetarë.
Me këto nismash të takimeve me aktivistë e qytetarë, do të jemi të gatshëm për t’i prirë një procesi i cili garanton vendosmëri të përbashkët në rrugën drejt vazhdimit të mandatit 4+.
#bashkeiadalim






