Ismajli: Livoçi i Epërm ka potencial të madh, u la pas dore nga pushteti aktual

Bashkë me kandidatën tonë për Asamble Komunale, Shpresa Kurteshi Emini, në Livoç të Epërm patëm një mbrëmje të veçantë me qytetarë që e duan vendin dhe besojnë në një të ardhme më të mirë për Gjilanin e ri, ka shkruar kandidati i LDK-së për kreytari të Gjilanit,, Arber Ismajli.
Postimi i plote:
🗣️Biseduam hapur për problemet, por edhe për mundësitë e mëdha që i kemi përpara pas 12 tetorit.
Banorët e Livoçit të Epërm e dinë mirë se kjo pjesë ka potencial të madh, por për shumë vite është lënë pas dore.
🙌🏼Kjo do të ndryshojë. Në planin tonë për qeverisjen e ardhshme, Livoçi i Epërm do të jetë pjesë e projekteve të mëdha që do të prekin çdo familje në të gjitha sektorët.
Faleminderit për pritjen, për besimin dhe për fjalët e sinqerta.
Ne nuk premtojmë shumë, por atë që e themi, do ta bëjmë duke qeverisur bashkë.
Vetëm të bashkuar do ta vendosim përpara Gjilanin dhe do ta kthejmë Livoçin e Epërm në një model të zhvillimit dhe jetësimit të
ndryshimeve të jashtëzakonshme.
🙏🏼Mirënjohës dhe shumë falënderues për besimin e dhënë!