Ismajli: Mbyllja e gastronomisë është vendimi më i gabuar i Qeverisë
Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, i cili edhe paraprakisht ishte deklaruar kundër masave drastike anti-Covid, ka thënë sot se mbyllja e gastronomisë është vendimi më i gabuar i qeverisë.
‘Mbyllja e gastronomisë është vendimi më i gabuar dhe i ngutshëm i Qeverisë, pasi gastronomët janë vetëm shërbyes”, ka thënë Ismajli në KTV.
‘Kemi parë disa vendime të Qeverive të kaluara dhe nga ajo e tashme, vendime të cilat po na kthejnë në pikën zero, përderisa rajoni ka filluar të hapet.
Mbyllja e gastronomisë është vendimi më i gabuar dhe i ngutshëm i Qeverisë, pasi gastronomët janë vetëm shërbyes.
Nga ky vendim nuk pësojnë vetëm gastronomët. Është një rrjet shumë më i madh zingjiror, sepse pësojnë shumë biznese tjera simotra që janë furnitorë të gatronomisë.
Edhe te Shoqata e Transportuesve, Qeveria duhet ta përmbushë marrëveshjen e arritur në mes Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Ministrisë së Infrastrukturës për subvencionimin e operatorëve të transportit, sepse edhe kjo shoqatë është dëmtuar rëndë nga këto vendime’, ka thënë nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli.

