Ismajli merr mbështetje të jashtëzakonshme nga rinia e Gjilanit

Kandidati i LDK-së për kryetari të Gjilanit, Arbër Ismajli, e ka cilësuar si takim të paharrueshëm takimin me e Forumin Rinor të LDK-së dhe me rininë e Gjilanit.
Postimi i plotë i Ismajlit:
Një takim i paharrueshëm me Forumin Rinor të LDK-së dhe me rininë e Gjilanit.
✨Ishte një atmosferë plot jetë, vullnet dhe me shumë optimizëm.
E pashë me sytë e mi se sa shumë të rinj e të reja kanë dëshirë me e pa ndryshimin pas 7 dite, me e pa një Gjilan të ri që u jep mundësi të
rinjëve dhe të rejave, që i dëgjon dhe që i respekton.
🚀Rinia jonë janë forca që ka vendosur të lëviz qytetin tonë drejt një epoke të re zhvillimi e ndërtimi.
Diskutuam nga afër për idetë, për sfidat dhe për rrugën që na pret përpara. Rinia jonë gjilanase nuk do të jetë më asnjëherë spektatore.
🙌🏼Ajo do të jetë pjesë e ndryshimit rrënjësor dhe është gjenerata që po e merr përgjegjësinë në duart e veta dhe ne do t’i japim mbështetjen, hapësirën dhe besimin e plotë që e meritojnë.
🙏🏼Një falënderim i veçantë për Gentrit Murselin, kryetarin e Forumit Rinor të LDK-së, për punën, përkushtimin dhe frymën që po e sjell në mbështetje të vizionit.
🤍Faleminderit shumë secilit të ri e të reje që ishte me ne.
Me vullnetin dhe përkushtimin tuaj po ndërtojmë fitoren që po vjen.
Koha e rinisë gjilanase dhe vendimmarrjes së tyre tani ka ardhur. Kjo është epoka e tyre dhe vetëm bashkë do ta shkruajmë historinë më të re të Gjilanit.