Ismajli: Përgjithmonë do të jem në krah të afaristëve

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka publikuar një foto me një grup afaristësh, si shenjë mbështetje për punën që po bëjnë ata në kohë pandemie.

‘Përgjithmonë do të jem në krah të tyre. Janë shtresa më e ndjeshme për ne, nga të cilët për çdo ditë marrim shërbim të mirë dhe korrekt. Ata na qëndrojnë në këmbë në çdo kërkesë dhe nevojë tonën. Nga pozicioni im, e deri tek shërbyesi i fundit shtetëror, duhet dalë në krahë kësaj kategorie.

Sjellja dhe çasja jonë ndaj tyre duhet të jetë së paku njerëzore, sepse kjo kategori tërë jetën e tyre e fitojnë bukën e gojës si të pavarur nga shteti, dhe mbi të gjitha janë makineri për mbajtjen gjallë të ekonomisë së vendit tonë, duke gjeneruar vende të reja pune dhe duke rregulluar sistemin ekonomik në vend.

Personalisht, unë do të jem përgjithmonë në krahët e tyre, sepse, e drejta është në anën e tyre. Ata nuk kanë nevojë për lëmoshë nga shteti, sepse vetë ia dalin. E vetmja gjë që e duan nga shteti është që të mos iu bëhet barrë vetë shteti, me politika restriktive, të cilat ia cënojnë mirëqenien e tyre dhe të familjeve’, ka shkruar Ismajli.