Ismajli reagon kundër Hysenit për zhvendosjen e ekzekutivit në periferi
Vendimi për zhvendosjen e drejtorive komunale dhe administratës në objektin e Shkollës së Agrobiznesit në Lagjën e Vishnjeve nuk është zgjidhje e mirë dhe cenon funksionalitetin institucional, ka thënë Arbër Ismajli, kandidat për kryetar Komune në Gjilan.
Distanca, kostot shtesë për punëtorët dhe qasja e vështirësuar për qytetarët krijojnë barriera të panevojshme në ofrimin e shërbimeve publike.
Ne zotohemi që menjëherë pas marrjes së mandatit, të rikthejmë të gjitha shërbimet komunale në qendër të qytetit, duke garantuar efikasitet, qasje më të lehtë dhe standard më të lartë të shërbimit publik, ka thënë Ismajli.

