Ismajli shprehet i zhgënjyer me nivelin e ndotjes së lumenjve
Nënkryetari i Komunës Arbër Ismajli është shprehur i zhgënjyer sot me gjendjen e disa lumenjve, të cilët po degradohen pamëshirshëm.
Ai ka postuar dy foto, ku shihet ndotja e lumenjve dhe i ka shoqëruar me këtë shënim:
Ndotja e lumenjve vazhdon të jetë çdo ditë e më tepër problem serioz në Gjilan.
Shumica e lumenjve po keqpërdoren, duke u përdorë edhe si mundësi për derdhjen e ujërave të zeza dhe mbeturinave të tjera të cilat rrezikojnë shëndetin e njeriut.
Kësisoj, jo vetëm që ndotim lumenjtë, por i kthejmë ata në burim të infektimit dhe përhapjes së epidemive të ndryshme.
Ndotja e lumenjve si dukuri negative duhet të sensibilizohet në çdo formë, në mënyrë që bashkërisht ta parandalojmë degradimin e mëtejmë të tyre, ka shkruar Arbër Ismajli./mediafokus.info

