Ismajli vazhdon vizitat në terren: Do të jemi pranë qytetarëve për rikonfirmimin e madh

Arbër Ismajli, nënkryetar i Gjilanit, po vazhdon vizitat mobilizuese në terren, raporton Mediafokus.info.

Gjatë vizitës në nëndegët e LDK’së në Blinajë, Kravaricë, Gumnishtë dhe Cernicë,  Ismajli ka thënë morën mbështetje e madhe për rikonfirmimin e madh në zgjedhjet e vjeshtës.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Vizitat e sotme në nëndegët në Blinaja, Kravaricë, Gumnisht, dhe Cernicë, rikonfirmoi edhe njëherë mbështetjen dhe gatishmërinë e madhe për t’iu prirë procesit të ardhshëm për vazhdimin e qeverisjes së LDK-së në Gjilan, konsolidimin e brendshëm për një kandidatë të përbashkët për kryetar, dhe kandidatët potencial më të mirë për asamble komunale.

Këto anë çdoherë kanë ofruar potencial njerëzor e intelektual për përfaqësimin e zërit qytetarë. Ne duhet të ndryshojmë idenë e përsosmërisë për të arritur më të mirën e mundshme për qytetarët.

 Me durim, angazhim, përpjekje e besim, do të jemi pranë qytetarëve për rikonfirmimin e madh i cili pritet të vie.

#bashkeiadalim