Ismajli: Zhegra është shembull për menaxhimin e suksesshëm të Covid-19

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka vizituar fshatin Zhegër, ku është takuar me Këshillin lokal dhe Shtabin emergjent.

“Është një mobilizim i jashtëzakonshëm në këtë fshat për të menaxhuar gjendjen e pandemisë”, ka thënë ai.

Ismajli e ka njoftuar Këshillin dhe Shtabin emergjent se do ta kenë mbështetjen maksimale të Komunës së Gjilanit, për çdo kërkesë të tyre në funksion të menaxhimit të situatës pandemike.

“Zhegra është shembulli më i mirë i kësaj situate, ku rasti i parë me virus u menaxhua suksesshëm dhe falë disiplinës së banorëve, u bë e mundur të mos shtohen raste tjera”, tha ai.

Ai ka kërkuar nga qytetarët, të ndjekni shembullin e Zhegrës, të vetë-menaxhimit të situatës, pasi që kjo mënyrë e organizimit, mbetet e vetmja mundësi për parandalim virusit që ka përfshirë gjithë botë.

“Vazhdoni në ndjekjen e instruksioneve nga IKSHP dhe nga Ministria e Shëndetësisë, në mënyrë që bashkërisht të jem menaxhues të situatës. Vetëm të bashkuar do t’i përcaktojmë kufijtë e mospërhapjes së kësaj pandemie që deri tash morri jetën e shumë njerëzve në nivel botëror”, përfundoi nënkryetari Ismajli.