Ismet Halili – uragani i zhvillimit profesional dhe ekonomik të Gjilanit

Murat Hoxha

Kosova ende ishte nën ankthin e pasigurive dhe mungeses së të drejtave elementare, ndërsa kuadri shqiptar i të gjitha fushave, madje edhe i nivelit të mesëm, ishte i munguar, deri sa një djaloshit nga Gadishi i Gjilanit i kishte lind ideja dhe vullneti që t’i rreket profesionit të ndërtimit.

Kjo ide dhe ky vullnet për të mësuar artin e ndërtimit, ishte gjithsesi një sfidë e Ismet Halilit, i cili atëherë djalë i ri, vetëm 15 vjeçar (1961/62), i cili në pamje dukej thatanik por ishte i shëndetshëm, intelegjent dhe i pashëm.

Për ta realizuar këtë dëshirë, ai vendosi të regjistrohej në Shkollen e Mesme Teknike, drejtimi i Ndertimtarisë, në qytetin e Prizrenit.

Ismeti e përfundoi me sukses te plotë shkollen profesionale dhe mori titullin teknik i ndertimit, që kishte vlerë dhe autoritet për kohen e atëhershme.

Ai si i ri kishte “inat” thënë në kontekstin pozitiv të fjales, ky ishte edhe qelësi i suksesit të tij.

Kur profesori iu kishte thënë nxenësve “ata që e vlerësojë veten të aftë le ta provojnë e të shkojnë në fakultetin e gjeodezisë, por këtu s’ka të tillë”, Ismetit iu kishte ngulitë vendimi që studimet do t’i vazhdonte në fakultetin e gjeodezisë.

Ashtu ndodhi, sepse Ismeti në afat mbaroi studimet universitare në drejtimin e gjeodezisë në Beograd.

Gjithsesi ky sukses ishte sfidë në vete, por njëkohësisht mburrje dhe krenari, për atë vetë, familjen dhe shoqninë.

Në vitin 1968 ai u punësua në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadaster të Gjilanit. Rrethanat politike në Kosovë jepnin sinjale të përmirsimit, nga se filluan lëvizje politike në të gjithë hapësiren e ish-Jugollavisë.

Në Kosovë ndodhën demonstratat e vitit 1968, të cilat mund të konsiderohen shumë rezultative në aspektin politik.

Më 1969 në Gjakovë u hap shkolla e parë në gjuhen shqipe, ku pjesë e kontributit ishte edhe inxh. Ismet Halili, i cili në atë kohë ishte profesor në Shkollen profesionale të ndërtimit në Gjilan.

Një vit me vonë u hap Universiteti i Prishtines, ndërsa me 1971 u aprovuan amandamentet kushtetuese të ish Jugosllavisë me të cilat amandamente avansohej pozita juridike-kushtetuese e Kosoves, deri sa me 1974 në bazë të atyre amandamenteve u miratua kushtetuta e re e ish Jugosllavisë.

U ndryshua edhe koncepti organizativ dhe funkcional i institucioneve shtetërore dhe komunale.

Më 1974 Ismeti ishte kryeshef i Sekretariatit për marrëdhënie pronësore-juridike, kadaster dhe gjeodezi.

Kjo drejtori kishte shumë përgjegjësi dhe kompetenca, sepse ishte një proces intensiv i krijimit të kadastres për pjesen rurale, të matur me metoden aerofotogrametrike.

Ishte një “revolucion” kadastral por edhe zhvillimor. Në këtë drejtori
trajtoheshin të gjitha çështjet pronësore juridike përfshi edhe procedurat e eksproprijimit të tokes për realizimin e objekteve infrastrukturore dhe realizimin e planeve urbanistike.

Më 1973 filluan me u punsua kuadrat gjeodete të dala nga ShM Gj në Gjakovë. I pari nga kjo shkollë u punësua Refik Zuzaku.

Kadastra filloi “të fliste dhe të shkruante shqip”, më 1974 u punsua Mahmut Bajrami (tani më i ndjerë), Avni Jonuzi (i ndjerë) dhe autori i këtyre reshtave.

Vjuan me ardhë kuadra të tjera si Isuf Berisha, Ruzhdi Shabani, Ibush Jashari, Murat Salihu (i ndjerë). Të gjithë këto kuadra ishin punësua nga z.Ismet Halili.

Inxh.Ismeti kishte tregua aftësi profesionale, menaxheriale dhe politike, të cilai ishin të vlersuara nga institucionet “politiko-shoqërore”, duke e përcaktu Ismetin në poziten e Sekretarit të BVI-së për banim dhe Rregullimin e Tokes Ndërtimore.

Ishte një drejtori e cila identifikohej me zhvillimin urnanistik, infrastrukturorë
dhe ndertimin e qytetit.

Ishte kontribut i Ismet Halilit, PDU-ja e lagjes Dardania I dhe II, me 1969, dhe plani sinkron me 1971. Ismeti ishte pjesë kyqe e realizimit të lagjes, atëherë më të rregullueme në Kosovë.

Në kohen sa ishte sekretar i BVI-së u hartuan të gjitha Planet Urbanistike të Gjilanit, duke u parapri Plani Hapësinor i Regjionit të Anamoraves dhe Plani Gjeneral i Gjilanit.

Bëheshin plane të rregullimit infrastrukturor dhe urbanistik të lagjeve të qytetit.

Me 1980 filloi edhe ndertimi i Banesave, të ekzekutuara nga F-ka e Banesave në kuadër të Ndërmarrjes Morava e Binçes.

Një numer i banesave nga ndermarrjet kontribuese ishin të destinuara për kuadra, dhe puntorë të solidaritetit, por ndertoheshin edhe për familje sociale.

Të gjitha këto aktivitete ndikuan në krijimin e kushteve të punësimit të kuardrave profesionale.

Gjithsesi filloi ndryshimi i përqindjes së shfrytzomit të banesave kadrovike dhe të solidaritetit. Qyteti rritej me hapa të shpejtë.

Kjo e bëri Ismetin edhe më autoritativ, duke e avansu me 1985 në poziten e Kryetarit të Këshillit Ekzekutiv të Komunes së Gjilanit.

Unë personalisht vlerësoj që Ismet Halili ishte në mesin e udhëheqësve më të mirë të Komunes.

Edukimi i tij profesional, në Prizren, Beograd dhe Prishtinë (inxh. i gjeodezisë dhe inxh. i dpl. i ndërtimit), përvoja e tij e madhe në udhëheqjen e institucioneve komunale, njohës i jashtëzakonshëm i çeshtjeve financiare, administrative dhe juridike, e bënë ate një udhëheqës dhe menaxher perfekt të kohes.

Nuk di nëse këto atribute personale të Ismetit, u përceptuan si ego e tij, i prishi interesat politike apo edhe ekonomike, të pushtetarve, mbase edhe për shkak të “papërshtatëshmërisë” politike, atë e diferencuan për shkaqe ideo-politike, ndërsa pas pak viteve këso diferencime u bënë masovike në Kosovë.

Ismeti ishte përfaqësues-delegat i Kosoves në Lidhjen e Inxinierëve dhe Gjeometrave të ish Jugosllavisë.

Mori pjesë në disa kongrese të këtij institucioni profesional, brenda dhe jashtë shtetit. Ishte anëtar i disa komisioneve profesionale në nivel komunal dhe të Kosoves.

Pas diferencimit ai u inkuadrua në Drejtorinë e Rrugëve të Kosoves, ku ishte mbikqyrës i shumë projekteve infrastrukturore të Republikes së Kosoves.

Ishte kandidat për Asamblenë Komunale të Gjilanit, ndersa edhe tani merret me shkrime dhe opinione politike e profesionale, duke komunikua me qytetarin përmes rrjeteve sociale.

Shoqata e Gjeodetëve të Kosoves i ka nda mirnjohje, për kontributin e tij në fushen e edukimit, duke konsideru Ismetin njërin prej drejtorve më të spikatur të Drejtorisë për Kadaster Gjeodezi dhe Pronë, në kohen e të cilit gjeodetët shpërbleheshin 20-40 % nga realizimi financiar i tyre gjatë zbatimit të lëndeve te terrenit.

Është hendikep i udhëheqjeve të tanishme që nuk i marrin konsultimet e Ismetit dhe kuadrove të tjerë që kanë dijen, përvoje ndhe vullnetin për të dhënë kontributin e tyre për zhvillimin e qytetit të Gjilanit.

Gjithsesi Ismet Halili duhet të jetë pjesë e qytetarve më të merituar të Gjilanit, përkatësisht qytetarë nderi i Gjilanit.