Italia mbi 3 mijë të vdekur nga koronavirusi, mes tyre 14 mjekë

Italia është shteti që më së shumti po vuan nga pandemia COVID-19 gjerë më tani.

Dje u raportua një numër rekord vdekjesh në këtë vend, mbi 600 brenda 24 orëve.

Italia tani numëron mbi 3000 të vdekur që nga përhapja e koronavirusit dhe mes tyre janë 14 mjekë.

Ata ishin infektuar me virusin COVID-19 nga pacienëtë e tyre.

I fundit që iu shtua listës ishte Dr. Franco Galli, një mjek i përgjithshëm në Medole, Mantua, njofton Sky Italy, transmeton Gazeta Shneta./mediafokus.info