Italia ndalon festimet e Vitit të Ri në ambientet e jashtme

Pandemia ka ndikuar që italianët nuk do ta festojnë Vitin e Ri në ambiente jashtme, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur sot ministri për Çështjet Rajonale, Francesco Boccia, ndërsa përjashtoi lehtësime nga rregullat e shtetrrethimit për më 31 dhjetor.

“Nëse vendosim që banorët nuk mund të qëndrojnë jashtë përtej një ore të caktuar, ne kthehemi në shtëpi, pavarësisht se çfarë na duhet të bëjmë”, tha ministri për televizionin publik RAI, transmeton Albinfo.ch.

“A do të ketë festime të Vitit të Ri? Ne do të festojmë në shtëpi”, shtoi ai./Mediafokus.info/