Italia tejkalon shifrën prej dy milionë të infektuarve me COVID-19

Italia ka tejkaluar shifrën prej dy milionë të infektuarve që nga fillimi i pandemisë me COVID-19.

Vendi ka raportuar të paktën 18,040 raste të reja, kështu duke shënuar numrin e përgjithshëm në 2,009,317, shkruan CNN.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shënuar 505 viktima, kështu duke çuar numrin e përgjithshëm në 70,00.