Italiani kapet me narkotikë në Pogragjë të Gjilanit

Një person me nënshtetësi italiane është kapur me narkotikë në fshatin Pogragjë të komunës së Gjilanit, i cili ndodhet afër kufirit Kosovë-Serbi.

Fsh.Pogragjë, Gjilan 13.05.2024-22:15. Njësiti patrullues i Policisë Kufitare ka ndaluar të dyshuarin mashkull, me nënshtetasi italiane, tek i cili kanë gjetur dhe konfiskuar 6.8 gram marihuanë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, thuhet në njoftim.