Italiani mirënjohës falënderon mes lotëve Suelën dhe Eduardin (pamje prekëse)

Në një video shihet se si italiani falënderon Sulën dhe Eduardin.

Shqipëria dërgoi 30 mjekë dhe infermierë në Itali për të ndihmuar vendin fqinj nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi.

Shumë nga mjekët dhe infermierët janë vendosur në provincën e Brescias.

Video ka mbërritur në redaksinë e Top Channel ku tregohet një pacient i cili është nën kujdesin e mjekëve shqiptarë, Suela Horllani dhe Eduardit.

“Dua të falenderoj Suelën dhe Eduardin për punën dhe ndihmën e dhënë”- thotë italiani duke u përlotur. Ju ftojmë të ndiqni videon: