Iu dogj vetura serbit që i ktheu tabelat në RKS, Policia jep detaje
Policia e Kosovës e ka konfirmuar se një qytetari serb i është djegur vetura sot pas mesnate.
I njëjti dje i kishte konvertuar tabelat nga ilegale, në këto RKS.
Lajmin e ka konfirmuar për Nacionalen edhe Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për pjesën veriore.
“Po, vetura ka qenë në tabela RKS. Duket që dje i ka konvertuar tabelat personi në fjalë”, ka thënë Hoti për Nacionalen.
Ky është rasti tretë që serbëve që i kthejnë tabelat në RKS, iu djegen veturat.

