Izraeli godet me raketa Asamblenë e Ekspertëve derisa zgjidhte pasardhësin e Khameneit

Sulme të përbashkëta ajrore goditën ndërtesën e Këshillit Iranian të Ekspertëve në qytetin e Qomit, pikërisht në momentin kur ky organ po mbante një takim për të zgjedhur udhëheqësin e ri suprem të Iranit.

Ky informacion u konfirmua për Fox News amerikan nga një zyrtar izraelit i paidentifikuar, duke theksuar se objektivi kryesor i sulmit ishte këshilli udhëheqës përgjegjës për zgjedhjen e pasardhësit të Ajatollah Ali Khameneit.

Sipas informacioneve të disponueshme, Izraeli kreu një sulm të drejtpërdrejtë ndërsa votat po numëroheshin.

Edhe pse jo të gjithë anëtarët e Këshillit ishin të pranishëm në kohën e sulmit, ky sulm përfaqëson një nga goditjet më serioze ndaj majës së sistemit politik dhe fetar iranian.

Por, agjencia iraniane e lajmeve Mehr raporton se ndërtesa nuk shërben më për takime.

Përveç sulmit në Qom, sulme ajrore u regjistruan edhe në Tehran, kryeqytetin e Iranit. Bombat goditën zonat në afërsi të Sheshit të Revolucionit në Teheran, duke e përshkallëzuar më tej situatën.