Izraeli shprehet i gatshëm ta ndihmojë Kosovën me vaksina anti-Covid

Shteti i Izraelit, me të cilin Kosova lidhi marrëdhënie diplomatike para disa javësh, është i gatshëm ta ndihmojë vendin tonë me vaksina anti-Covid.

Ambasada e Kosovës në Izrael, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka organizuar një takim virtual mes Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj dhe Ministrit të Shëndetësisë së Izraelit, Yuli Edelstein.

Ministrat kanë diskutuar rreth mundësisë për ndihmë nga Izraeli në sigurimin e vaksinave anti COVID për popullin e Kosovës.

Izraeli ka shprehur gatishmërinë që ta bëjë këtë për Kosovën dhe gjithçka do të konkrektiozhet pas takimit që do të mbahet sot në ora 16:00.