Izraeli sulmon Gazën pas lëshimit të balonave të zjarrit

Izraeli filloi sulme ajrore në Gaza pasi militantët palestinezë lëshuan balonë zjarrëvënës në Izraelin jugor, njoftoi ushtria izraelite.

Shpërthimet në Gaza u dëgjuan në orët e para të së mërkurës (16 qershor).

Ky është sulmi i parë që nga arritja e armëpushimit që u dha fund luftimeve 11 ditore, muajin e kaluar.

Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) tha se avionët e saj luftarakë goditën “përbërësit ushtarakë që i përkisnin organizatës terroriste Hamas”.

Balonët e zjarrit kanë shkaktuar rreth 20 zjarre në Izraelin jugor, thanë zjarrëfikësit lokalë.

Ushtria izraelite tha se është e gatshme për të gjitha skenarët “përfshirë rifillimin e luftimeve përballë akteve të vazhdueshme terroriste që vijnë nga Gaza”.

Burimet palestineze të cituara nga AFP-ja thanë se forca ajrore e Izraelit shënjestroi të paktën një vend në lindje të Khan Yunis në jug të Rripit të Gazës.

Nuk kishte asnjë informacion për viktima. Në Gaza jetojnë rreth 2 milionë banorë.