Ja bilanci i COVID-19 në Kosovë për tre muaj
Rasti i parë zyrtar i infeksionit me Covid-19 në Kosovë, ka qenë një pacient nga Stublla e Vitisë, më 13 mars, raporton Mediafokus.info.
Brenda tre muajve të përballjes me pandeminë, numri i përgjithshëm i rasteve të prekura me virusin Corona në Kosovë është 1269.
Nga ky numër, 912 persona janë shëruar, ndërkohë që janë shënuar 31 viktima.
Kosova me rexhistrimin e fundit të popullsisë ka afro 1.8 milionë banorë, ndërkaq krahasuar me numrin e të infektuarve, i bie që 0.07 përqind e popullsisë jane prekur me virusin Corona.
Ndërkaq, IKSHP ka njoftuar mbremjen e te martes edhe per gjashtë raste të reja pozitive me Covoronavirus./Mediafokus.info/

