Ja cilat pije përmbajnë më shumë sheqer!
Sheqeri ka efekte negative në trupin tonë. Sheqeri ndikon në pamjen e lëkurës, nxit inflamacionin, shkakton sëmundje kardiovaskulare, depresion dhe të tjera dëme.
Kur futet në gjak, sheqeri lidhet kimikisht me proteina të tilla, si kolagjeni dhe elastina, që sigurojnë rininë e lëkurës. Para së gjithash, një ndërveprim i tillë shkatërron proteinat (shkatërrimi i kolagjenit dhe elastina çon në thatësi dhe rrudha në lëkurë). Së dyti, prodhon substanca të reja dhe të dëmshme, shkruan shije.
Për shembull, ato e bëjnë lëkurën më të prekshme ndaj rrezeve të diellit, që është një faktor kryesor i plakjes!
Aftësia e sheqerit për të përkeqësuar inflamacionin do të thotë se nxit pamjen e qukave dhe rrudhave në lëkurën tuaj. Ai gjithashtu rrit rrezikun e shumë sëmundjeve, të tilla si artriti.
Gjatë shekullit të 20-të, mjekët mendonin se sëmundjet kardiovaskulare mund të parandaloheshin duke ulur konsumin e yndyrave që rrisin nivelet e kolesterolit.
Në shekullin e 21-të, situata ndryshoi në mënyrë dramatike. Studimet e fundit tregojnë se sheqeri në mënyrë të konsiderueshme rrit nivelet e kolesterolit, duke lehtësuar kështu “fërkimin”në muret e enëve të gjakut që janë dëmtuar tashmë nga sheqeri.
Studimet kanë treguar se sheqeri mund të shkaktojë depresion. Kjo ndodh sepse sheqeri ul nivelin e hormonit të BDNF, i cili është i frenuar në njerëzit me depresion dhe skizofreni.
Studime të tjera nënkuptojnë se shumë sheqer mund të rrisë ankthin.
Duke i ditur të gjitha këto pasoja për organizimin, në një shkollë diku në perëndim, është vendosur një tabelë për t`iu tërhequr vëmendjen nxënësve në disa lloje të pijeve, të cilat përmbajnë sheqer, ku shihet se sasinë më të madhe e ka coca cola.

