Ja deklarata e Edita Tahirit pasi Sali Berisha u shpall non-grata nga SHBA

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri ka reaguar për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të mos lejuar hyrjen në SHBA të ish-kryeministrit Sali Berisha bashkë me familjarët e tij.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, zonja Tahiri shkruan se shkëlqimi kombëtar i Sali Berishës është i paprekshëm.

“Ai mbetet një lider historik i kombit shqiptar sepse vuri kombin mbi të gjitha. Udhëhoqi me vizion dhe vendosmëri drejt Shqipërisë demokratike dhe euro-atlantike dhe aleancës strategjike me Amerikën, duke bërë kthesën historike nga komunizmi në demokraci”, shkruan ajo.

Ndërkohë zonja Tahiri thekson se nuk ka lider pa gabime, por liderët që shkruajnë historinë e kombit mbeten në faqen e ndritshme të historisë.

“Solli lirinë për popullin duke i dhënë fund totalitarizmit që kishte pllakosur Shqipërinë për dekada. Por, mbi të gjitha Sali Berisha mbrojti dhe avancoi interesat kombëtare duke i dhënë mbështetje gjysmës tjetër të kombit të mbetur padrejtësisht nën dominimet e huaja. Njohja e hershme e pavarësisë së Kosovës, dhe mbështetja e vazhdueshme për luftën tonë për liri e pavarësi ka qene një shtylle e forte për neve udhëheqësit e pavarësisë së Kosovës. Askush nuk mund ta cenojë atdhetarinë e Sali Berishës. Nuk ka lider pa gabime, por liderët që shkruajnë historinë e kombit mbeten ne faqen e ndritshme të historisë”, përfundoi ajo.

Lajmi për Berishën dhe familjen e tij u be publik një ditë më parë nga Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili përmes një postimi në Twitter tha se ky vendim u mor nga Uashingtoni zyrtar “për akte korruptive që cenojnë demokracinë në Shqipëri”.