Ja ku u gjetën disa mjete të pashpërthyera
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje janë gjetur disa mjete të pashpërthyera në një pyll, raporton Mediafokus.info.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pjetershan të Gjakovës, derisa njësiti i FSK’së e ka bërë tërheqjen e tyre pa ndonjë incident.
“Fshati Pjetershan, Gjakovë 14.10.2020 – 10:35. Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar Policinë se derisa kishte qenë në pyll ka hasur në disa mjete të dyshuara shpërthyese. Njësitë policore kanë bërë sigurimin e atyre mjeteve, kurse njësiti i FSK-së në mënyrë të sigurt pa ndonjë incident e ka bërë tërheqjen e atyre mjeteve”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Mediafokus.info/

