Ja kur arrijnë dozat e para të vaksinës Covax në Kosovë
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka mbajtur një takim me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së Naser Ramadani dhe drejtorin e SHSKUK-së Valbon Krasniqi.
Hoti ka bërë të ditur se pas takimit është vendosur që të mbesin në fuqi masat e njëjta anti Covid.Tutje ai ka njoftuar se deri në fund të muajit pritet të arrijnë dozat e para të vaksinës.
“Institucionet shëndetësore po funksionojnë me kapacitete të plota, furnizimi me barna është stabil, ndërsa deri në fund të muajit pritet të arrij kontingjenti i parë i prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX dhe menjëherë të filloj vaksinimi i qytetarëve”
Njoftimi i plotë:Në takim me ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani dhe me drejtorin e SHSKUK-së, z. Valbon Krasniqi, vendosëm që të mbesin në fuqi masat e njëjta anti Covid-19.
Institucionet shëndetësore po funksionojnë me kapacitete të plota, furnizimi me barna është stabil, ndërsa deri në fund të muajit pritet të arrij kontingjenti i parë i prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX dhe menjëherë të filloj vaksinimi i qytetarëve.Nga qytetarët kërkuam që të respektojnë distancën fizike, të përdorin maskat dhe të mirëmbajnë higjienën personale. Ndërsa institucionet përgjegjëse të shtojnë angazhimin për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19 përmes respektimit rigoroz të masave në fuqi.

