Ja kur do të prezantohet trajneri i ri i Kosovës
Federata e Futbollit e Kosovës tashmë ka vendosur emrin e trajnerit, i cili do ta zëvendësoj Bernard Challlandesin e shkarkuar.
Bëhet fjalë për teknikun francez, Alain Giresse, i cili tashmë ndodhet në Kosovë dhe nesër do të nënshkruaj kontratën me FFK-në.
Gazeta inFokus mëson ekskluzivisht se krerët e FFK-së tashmë janë duke qëndruar me Giressen në ambientet e Hotelit ‘Emerald’ në Prishtinë.
Po ashtu mësohet se FFK-ja nesër nga ora 13:00 në Hotel ‘Emerald’ do ta prezantoj edhe zyrtarisht Alain Giressen si trajner të ri të kombëtares së Kosovës.
Giressen do të debutoj në stolin e ‘Dardanëve’ me 24 mars, në takimin që Kosova do ta zhvilloj ndaj Burkina Fason në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

