Ja mesazhi interesant i Lutfi Hazirit pas 10 rasteve të reja pozitive
Pas 10 rasteve të reja pozitive me COVID-19 në Gjilan, ka ardhur edhe reagimi i kreut të kësaj komune, Lutfi Haziri, raporton Mediafokus.info.
Nëmpërmjet profilit të tij në Facebook, Haziri ka qenë paksa i ashpër, teksa ka rekomanduar qytetarët që të kujdesen e të mos bëhen për kujdes intensiv.
“Pas 10 rasteve të reja pozitive me #COVID19 në Gjilan dhe rritjes në nivel të Kosovës, apeli im nga zemra është që të mos e neglizhoni këtë virus, por t’i përmbaheni rregullave, si e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes. Gjendja e përgjithshme në Gjilan është kjo: 1078 të infektuar në total, 958 të shëruar, 47 të vdekur, 73 raste aktive, 15 të hospitalizuar dhe 90 mostra në pritje. Kujdesi e mos u bën për kujdes intensiv!”, ka shkruar Haziri./Mediafokus.info/

