Ja për çka e rikujton Bajram Rexhepin mjeku nga Gjilani, Ukshin Ismajli
Bajram Rexhepin, ish-kryeministrin e parë të Kosovës, e ka rikujtuar edhe kolegu i tij nga Gjilani, dr Ukshin Ismajli, në 4-vjetorin e vdekjes.
Ai thotë se Gjilani ia pa hairin një projekti të Bajram Rexhepit, veçmas tani gjatë pandemisë, sepse oksigjeni është ‘frymëmarrja e një pacienti’.
‘Në korrik të 2002 ish-kryeministri i Kosoves, Dr Bajram Rexhepi, tani në amshim, ka vënë gurthemelin e projektit të parë madhor – instalimit të sistemit të oksigjenit qendror në Spitalin e Gjilanit, i cili u funksionalizua më 2004, me 176 dalje.
Ky ishte një investim kapital dhe jetesor në shërbim të pacientëve dhe stafit shendetësor.
Gjilani ia pa hairin ketij projekti ne veçanti gjate pandemise COVID 19.
Faleminderit dr Bajrami. Prehu ne paqe! – ka thënë dr Ukshin Ismajli, drejtor klinik në Spitalin e Përgjkithshëm të Gjilanit.

