Ja sa doza të vaksinës janë siguruar deri tani në Kosovë
Hava Ahmeti 74 vjeçare ka aplikuar që nga 9 prilli për t’u vaksinuar kundër Covid-19.
Por radha për imunizim asaj i erdhi pas më tepër se një muaji, për shkak të numrit të madh të të interesuarve e numrit të vogël të vaksinave.
Kjo vonesë në vaksinim, Havës i krijoi shqetësime, pasi shëndeti i dobët nga mosha e shtyrë mund të mos e përballonte virusin.
Megjithatë, jo të gjithë do ta kenë fatin e zonjës Havë, pasi Kosova deri tani ka marrë vetëm rreth 70 mijë vaksina nga donacionet, e mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk ka arritur të blej asnjë.
Sipas kryetarit të Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve kjo tregon se shteti nuk ka qenë i gatshëm ta mbroj popullin.
Derisa Kosova nuk po arrin të blej vetë vaksina, Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka treguar nëse përfundimisht do t’i pranoj apo jo vaksinat e ofruara si ndihmë nga shteti shqiptar.
Fillimisht ato ishin ofruar për vaksinimin e stafit shëndetësor, e më pas autoritetet kosovare kishin kërkuar që në vend të mjekeve të vaksinoheshin mësimdhënësit./tch/

