Ja sa gjoba u shqiptuan nga policia në Gjilan për shkelje të masave anti Covid
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka vazhduar me aktivitete gjatë fundjavës në zbatimin e planit operativ lidhur me parandalimin e përhapjes së pandemisë dhe në funksion të realizimit të vendimeve institucionale për respektimin e masave kundër Covid-19.
Këto aktivitete policore në parandalim të përhapjes së pandemisë kanë qenë më të theksuara në sheshe, lokale afariste, restorante, qendrat tregtare, transport publik dhe lokacione tjera.
Disa nga këto aktivitete zyrtarët policorë i kanë kryer në bashkëpunim me inspektorët kompetent.
Përveç vërejtjeve të dhëna për personat fizik e juridik zyrtarët policorë kanë shqiptuar edhe gjoba.
Gjatë aktiviteteve policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Gjilanit për mos respektim të masave anti COVID- 19 janë hasur kundërvajtje të ndryshme dhe janë shqiptuar dy gjoba 2000 euro.
Në periudhën tre ditore 17-18-19 dhjetor 2021 janë shqiptuar gjithsej 149 gjoba për personat fizikë dhe juridikë (transport publik i udhëtarëve) të cilët nuk i kanë respektuar këto masat mbrojtëse anti Covid.
Gjithashtu janë ndërmarr aktivitete në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së komunikacionit dhe ndaj kundërvajtësve, për periudhën tre ditore janë shqiptuar gjithsej 463 tiketa, thuhet në njoftimin e policisë.

