Ja sa gjoba u shqiptuan vetëm dje për mosrespektim të masave

Për shkak të mosrespektimit të masave mbrojtëse nga COVID-19, Policia e Kosovës ka shqiptuar dje hiq më pak se 800 gjoba.

Në njoftimin e Policisë thuhet se janë shqiptuar 800 gjoba në bazë të ligjit COVID-19.

Siç dihet, bartja e maskës dhe mbajtja e distancës fizike prej 2 metrash, është masë obligative me vendim të Qeverisë së Kosovës.