Ja sa kosovarë e fituan betejën me COVID-19 brenda 24 orëve
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar edhe 249 raste të reja me COVID-19, raporton gazeta online Mediafokus.info.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, lajmi i mirë është se krahasuar me infeksionet e reja, numri i të shëruarve është dyfish më i madh.
“Ndërsa sa i përket situatës epidemiologjike, brenda 24 orëve të fundit nga 1,048 mostra të marra, 249 raste kanë rezultuar pozitivë, ndërsa kemi 538 të cilët e kanë fituar betejën me Covid-19. Bashkë ia dalim!”, ka thënë Zemaj./Mediafokus.info/

